Robert dhe Patris Berisha janë aktualisht ndër meshkujt më të komentuar shqiptar.
Robertin e njohim edhe si këngëtar, ndërsa Patrisi si instrumentist, mund të kishte qëndruar gjithmonë në hije, nëse nuk do të ishte bërë i njohur për historinë me Tunën. Tani ata janë prindër të një djali, ndërsa Roberti njihet nga të gjithë edhe si bashkëshorti i Nora Istrefit.
Megjithatë, si ka zbuluar intv.al, ne ata i kemi parë para sesa të ktheheshin në personazhe kaq të njohur. Dy vëllezërit kanë marrë pjesë rreth 10 vjet më parë në klipin e Greta Koçit “Një herë po, një herë jo”.
Në këto vite, është e qartë që i janë përkushtuar palestrës dhe kanë shtuar ca muskuj. Ky është i vetmi ndryshim i dukshëm së jashtmi, ndërsa jeta dhe njohja e tyre, që nga ajo kohë kur kanë qenë personazhe në një klip, sigurisht që ka ndryshuar shumë më tepër.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...