Ivanka Trump u ribashkua me Justin Trudeau dhe bashkëshorten e tij, Sophie në një darkë gala, pas një mbledhje rreth një samiti me temën “gratë më të fuqishme dhe ndikimi në biznes”.
Kryeministri kanadez ishte një ndër politikanët kryesorë në festën para një takimi me presidentin amerikan, Donald Trump.
Trudeau tregoi se në kabinetin e tij qeveritar kanadez ka numër të barabartë të femrave dhe meshkujve, duke kujtuar se ka inkurajuar aktivisht gratë të kandidonin për zgjedhjet në 2015.
“Studimet kanë treguar se, kur i kërkoni një gruaje të kandidojë për politikë, pyetja e saj e parë për ju është, ‘Vërtet, a mendoni se duhet ta bëj?’ Ose ‘Pse unë? Pse mendoni se do të isha e mirë?’”, tha kryeministri kanadez.
Vajza e parë e Trumpit, Ivanka dhe Trudeau janë takuar edhe më parë në një tryezë të rrumbullakët në Shtëpinë e Bardhë, ku fotografia e përbashkët bëri xhiron e botës.
Duke qenë se kryeministri kanadez cilësohet si “një model i zakonshëm dhe politikan i jashtëzakonshëm”, e bija e Presidentit të SHBA-ve, Ivanka Trump, atë kohë nuk i ndante sytë nga ai.
Zonja Trump iu bashkua gjithashtu Trudeaus në një shfaqje në Broadway, e cila kishte tematikën se refugjatët janë të mirëseardhur në SHBA.
van
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...