Modelja e famshme ruse, Irina Shayk ka shkëlqyer në fotosesionin e ri për Highsnobiety’s të edicionit inaugurues të “Highstyle”.
Irina ka mahnitur në një numër pozash provokuese, të cilat tregojnë pse ajo ka qenë ndër top modelet më të suksesshme në botë , transmeton arbresh.info
Në një intervistë të fundit Shayk flet hapur dhe tregon për fëmijërinë në Rusi, amësinë, paraqitjen e saj të suksesshëm me “Sports Illustrated” dhe jetën e saj private, përfshirë ish-partnerin Bradley Cooper, dhe thashethemet e saj në lidhje me reperin, Kanye West.

“Nesër do të ketë një thashetheme se jam duke takuar derëtarin tim, në rregull? Pastaj pasnesër, do të jetë dikush tjetër. Shikoni, gjithmonë ka diçka, kështu që jetë time private kam vendosur ta mbaj për vete”, tha ajo kur u pyet për lidhjen e saj të përfolur me Kanye West në Francë.
Romanca e saj me fituesin e “Grammy” thuhet se zgjati rreth një muaj. /arbresh.info/
“Po na vonojnë, por Prishtina do të transformohet”, Perparim...
Kritika e Mark Rutte: Shumë vende të NATO nuk ndajnë fonde t...
Neuer rikthehet nga pensionimi për Botërorin 2026
Vizita te Thaçi në Hagë, Krasniqi: Ai mbetet i palëkundur dh...
I plagosuri në Istog dërgohet në QKUK, Policia jep detaje
Haradinaj: Rryma e shtrenjtë po i dëmton bizneset, pa kushte...