Këngëtari turk para disa vjetëve ishte pranë vdekjes, kur një plumb e goditi në kokë dhe për shumë kohë ishte në gjendje kome.
Por pas një shërimi intensiv, 66-vjeçari i është rikthyer skenave muzikore duke kënduar një këngë të vjetër turke.
“Yaylalar”, i cili u publikua gjatë orëve të fundit të ditës së djeshme, deri më tani është shikuar rreth 450 mijë herë në YouTube.
“Pas 7 vjetësh, me këngën “Yaylalar”, unë them vazhdojmë. Urime të gjithëve dhe shpresoj se kjo këngë do t’i sjell moral ushtarëve tanë”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Insagram, Tatlises.
Kujtojmë se këngëtari ishte me disa artistë të tjerë në Afrin për t’iu dhënë moral ushtarëve turq në luftën kundër kurdëve në Siri.
Ndryshe, Tatlises ka paralajmëruar edhe këngë të tjera gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira