Babai i Meghan Markle nuk ndalet së komentuari jetën e re të vajzës së tij brenda pallatit mbretëror. Deklarata e fundit e tij po bën xhiron e mediave të huaja pasi Thomas Markle akuzon familjen mbretërore se po e keqtrajton Meghan dhe se ajo është e tmerruar me jetesën brenda pallatit.
“Ajo është e tmerruar, e shoh në sytë e saj, në fytyrën e saj dhe buzëqeshjen e saj. E njoh buzëqeshjen e saj dhe nuk më pëlqen ajo që shoh tani. Ajo është një buzëqeshje e dhimbshme. Jam i shqetësuar. Mendoj se është nën presion. Ajo po paguan çmim të madh që u martua me atë familje”, është shprehur babai i Meghan.
Thomas ka komentuar gjithashtu edhe veshjen e dukeshës e cila siç dihet nuk mund të veshë fustan mbi gju.
“Meghan duket si personazh nga filmat e vjetër. Pse vishemi në 2018 si në 1930? Pse duhet t’i mbulojnë gjunjët? Më vjen keq për ta, që nuk i tregojnë dot emocionet”, ka thënë Thomas Markle.
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore
Liverpooli përgatit goditjen e madhe, synon yllin e madh ang...
Rama përkujton 21 Janarin: 15 vjet nga një krim shtetëror i ...
Hoti për Rugovën: Në kohë të errëta, zgjodhi mençurinë mbi u...
Haradinaj kujton Rugovën: Kultivoi miqësinë e përjetshme me ...
Rasti i rëndë në Dragash: I dyshuari për vrasjen e nënës thu...