Grimeri i njohur shqiptar, Arbër Bytyqi, është personazhi i përzgjedhur i shumë fytyrave publike për të realizuar makijazhin e tyre.
Teksa veçohet për punën që bën, Arbri ka krijuar edhe një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale.
Ai së fundmi i ka befasuar ndjekësit e tij në Instagram, me fotografinë e fundit që e ka ndarë me ta.
Bëhet fjalë për makijazhin e realizuar në fytyrën e tij me rastin e Halloweenit, përmes së cilit e ka shndërruar veten në versionin femër.Përveç makijazhit, ai ka vënë në kokë edhe një paruke, ndërsa duket të jetë veshur me bluzë pa mëngë, për t’i ngjasuar edhe më shumë imazhit të një femre.
https://www.instagram.com/p/B4PuBnxjdX1/
“Nga Arbër në Arba, transformimi i makijazhit për Halloween”, ka shkruar grimeri Bytyqi në mbishkrimin e kësaj fotografie.
Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për ...
Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqipt...
Kurti: Besoj këto zgjedhje janë të fundit për këtë vit
“Disa dashuri ruhen në heshtje”, Blerando i jep fund beqaris...
Haxhiu falënderon mërgatën që u regjistrua për të votuar: Më...
Avokati i Thaçit kritikon ashpër Specialen: Për 5 vjet e gjy...