Sot, mijëra qytetarë nga të gjitha qytetet e Kosovës kanë mbushur sheshet në Prishtinë për të marrë pjesë në “Marshin për Drejtësi”.
E gjithë kjo në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët nga nesër fillojnë gjykimin në Hagë.
Të pranishëm kanë qenë edhe disa emra të njohur të estradës shqiptare përfshirë reperin, Gold AG.

Arian Agushi (emri i vërtetë) ka publikuar një fotografi në mes të turmës, duke treguar se i është bashkangjitur qytetarëve.
“Sheshi është i vogël për veprën e Çlirimtarëve. Liria ka emër”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.
Qytetarët, që kanë ardhur anë e mbanë trevave shqiptare, kanë nisur tashmë marshimin nga sheshi “Zahir Pajaziti” drejt sheshit “Skënderbeu” – aty ku edhe mbahen fjalimet.
Policia po ashtu ka njoftuar se janë bërë përgatitjet e nevojshme me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike gjatë marshit.


Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...