Goldi ka folur për ‘sherrin’ me Tunën.
Arian Agushi apo siç njihet me emrin e artit, Gold AG, është një nga artistët më të pëlqyer në tregun muzikor shqiptar.Ai së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.
I njëjti ka qenë i përfshirë në një nga sfidat e emisionit, ku duhej t’u përgjigjej pyetjeve pikante dhe të tregojë të vërtetat.
“U përfol shumë se pati një përplasje mes teje dhe Tunës, trego arsyen e këtij sherri ose pi”, ishte pyetja e Anxhela Peristerit drejtuar reperit.
“Arsyeja e këtij sherri nuk është sherr, por është një realitet që nuk kam dëshirë që një femër si ajo me prezantu degjenerim te femrat shqiptare, te motrat tona”.
“Unë nuk jam ai që duhet të drejtoj femrat se çka me qit e çka mos me qit, por për derisa ajo ka këndua serbisht e vjen në Kosovë e qet zogun, te une jo”, ishte përgjigjia e Gold AG.
Deri më tani, nuk ka akoma një reagim nga këngëtarja shqiptare./Express/
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...