Reperi i njohur Gold AG është një emër mjaft i përfolur në media.
Shpesh, temë e mediave bëhen këngët e tij me mesazh revoltues, teksa në sy ka rënë gjithmonë edhe fakti se është mysliman i devotshëm.
https://www.instagram.com/p/Bi1bPBAh7va/?taken-by=arianagushi1986
Si i tillë, ai agjëron edhe gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, muaj në të cilin sapo kemi hyrë, transmeton telegrafi.
Si shumë prej yjeve të tjerë, ai ka bërë një urim për ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke iu dëshiruar të gjithëve agjërim të lehtë.
Ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, të realizuar në Mekë, vendin e shenjtë të cilin e kishte vizituar disa vjet më parë.
” Urime ky muaj i bekuar të gjithë besimtarëve musliman, Zoti ua pranoftë Agjërimin,Namazin dhe çdo vepër të mirë gjat këtij muaji.Dalshim faqebardhë deri në fund dhe me gjynahe të falura”, ka shkruar ai në Instagram.
Përndryshe, ai pritet që së shpejti të publikojë projekte të reja gjatë sezonit veror.
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit