Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me 400 euro gjobë, të akuzuarin për armëmbajtje pa leje, Asdren Gjikolli, i njohur me emrin artistik Gjiko.
Me 400 euro gjobë u dënua edhe i akuzuari tjetër për armëmbajtje pa leje, Valon Alija, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas aktgjykimit të shpallur të martën, nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Sami Sharraxhiu, shumën prej 400 euro të pandehurit detyrohen ta paguajnë në afat prej 30 ditëve pasi aktgjykimi të marrë formën e prerë.
Gjiko (Foto: Instagram)
Të njëjtit u njoftuan edhe për pasojat e mos pagesës së gjobës, me ç’rast dënimi me gjobë do tu shndërrohet në dënim me burg.Sipas aktgjykimit, të pandehurve u janë konfiskuar edhe armët.
Ndryshe, Asdren Gjikolli dhe Valon Alija kanë lidhur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Themelore në Pejë, përmes mbrojtësve të tyre, avokatëve Fisnik Mujaj dhe Blerim Ademaj, ku janë pajtuar që ndaj tyre gjykata të shqiptoj dënim me gjobë prej 400 deri në 500 euro, si dhe të bëhet konfiskimi i armëve.Lidhur me këtë, gjatë seancës së mbajtur të martën, të pandehurit deklaruan se asnjëherë nuk do t’i përsërisin veprimet e tilla, duke shprehur pendim, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë, të përpiluar më 22 nëntor 2019, Asdren Gjikolli dhe Valon Alija akuzohen për armëmbajtje pa leje. /Betimipërdrejtësi
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...