Gimbo bëhet pjesë e BBVA, tregon se çka i tha Gjesti për lojën

Screenshot

22:17 | 24 Janar 2026
Q L

DJ Gimbo është zyrtarisht banori më i ri i Big Brother VIP Albania! Sapo u prezantua dhe është bërë pjesë e shtëpisë, vëmendja e studios është fokusuar menjëherë te raporti i tij me Gjestin.

Gjatë komunikimit të parë ‘live’ nga salloni, i pyetur se cila ishte porosia e fundit që i kishte dhënë miku i tij para hyrjes, Gimbo dha një përgjigje të shkurtër dhe të qartë.

“Më tha: Shko dhe fito,” u shpreh DJ, duke lënë të kuptohet se pritshmëritë janë maksimale. Me këtë motivim të fortë nga jashtë, Gimbo nis aventurën e tij brenda shtëpisë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të arrijë të përsërisë suksesin e Gjestit, i cili triumfoi si fitues pikërisht në Big Brother VIP Albania.

Shpërndaje në rrjete sociale