George dhe Amal Clooney kanë ndihmuar në lehtësimin e dëmeve nga koronavirusi.
Çifti i “Hollywoodit” dhuroi 1 milion dollarë për lehtësimin e dëmeve nga koronavirusi, konfirmoi përfaqësuesi i Clooney, Stan Rosenfield për USA Today, transmeton lajmi.net.
George dhe Amal kanë dhuruar nga 250,000 dollarë secili në Fondin e Motion Picture & Television (MPTF), Fondin SAG-AFTRA dhe Fondin e Kryetarit të Komunës të Los Angelesit, sipas Deadline.
Dyshja po ashtu kontribuoi 300.000 dollarë për organizatat bamirëse “Lebanese Food Bank”, “Lombardo Italy Region” dhe “National Health Service”.
George dhe Amal janë të famshmit e radhës që hapën portofolet e tyre për të ndihmuar të tjerët gjatë pandemisë së koronavirusit.
Oprah Winfrey javën e kaluar njoftoi mediat se ka dhuruar 1 milion dollarë për fondin “America’s Food”.


Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...
KFF Mitrovica feston titullin e shtatë të kampionit
Bruno Fernandes i përgjigjet Roy Keane: Ajo që ka thënë ësht...