Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, së bashku me gruan e tij Almeda Abazin dhe djalin e vogël Efehan ditën e djeshme kanë ardhur në Kosovë.
Çifti po ashtu u mirëpritën edhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, me të cilin arritën një marrëveshje mes ministrisë së tyre dhe Ministrisë së Kulturës të Turqisë, për realizimin e disa projekteve të përbashkëta.
Ndër të tjera ata janë takuar me emra të njohur shqiptarë, ndër ta aktorin Vedat Bajrami dhe këngëtaren Genta Ismajli.
Ishte vetë Genta ajo e cila e ka publikuar një foto në Instastory në të cilën shihet krah çiftit të famshëm turk.

Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...
Joe Biden padit Departamentin amerikan të Drejtësisë
Kongresistët takojnë në Prishtinë studentët e opozitën shqip...
Limaj viziton nënën e Hashim Thaçit për Bajram: Urojmë që fe...