Fotot paparaci nëpër evente të ndryshme artistike apo edhe në dalje private nuk kanë munguar as për Gaz Pajën, si për të gjithë aktorët beqarë të “Portokallisë”. Por Gazi ka qenë gjithmonë i rezervuar për të zbuluar detaje nga jeta e tij private dhe sidomos nga lidhja e dashurisë.
Megjithatë, nuk u ka shpëtuar syve kureshtarë dhe hetimit të mediave e portaleve për raportin e gjatë disavjeçar, i cili, më në fund do të kurorëzohet në martesë.
Sot, në pothuaj të gjitha portalet ka qarkulluar lajmi se aktori i “Portokallisë” do t’i japë fund beqarisë këtë verë, madje ka nisur edhe organizimet e dasmës.
Ndonëse vetë aktori dhe partnerja e tij nuk kanë zbuluar asnjë publikisht, miq të afërt pranë tyre kanë mësuar se çifti po mendon me kujdes çdo detaj të ceremonisë që pritet të jetë e madhe e me shumë të ftuar.
Ende nuk dihet se ç’vend kanë vendosur Gazi dhe partnerja e tij, por Ami Event është kompania që po kujdeset për të organizuar dasmën e çiftit.
Me siguri, trupa e “Portokallisë” do të përgatitë edhe një shfaqje speciale për kolegun e tyre që, kur të vijë sezoni i ri i spektaklit të humorit, ai të mbrojë “të martuarit” gjatë numrave të “Portokallisë”./RevistaClass/

Tentoi dy herë, por Elijona refuzoi ta puthte Klodin në buzë
Fituesja e Nobelit për Paqe, Narges Mohammadi, dënohet me 6 ...
Pacolli ndan pamje nga avioni të Swissdiamond Boutique Hotel...
Dasmë në Big Brother VIP Kosova 4 – martohen Klodi dhe...
Orban e quan Ukrainën “armik” të Hungarisë
Rahoveci rikthehet fuqishëm dhe e mposht në momentet e fundi...