Yjet të shumta botërore e kanë shfrytëzuar periudhën e izolimit nga coronavirusi për të kaluar më shumë kohë me familjet e tyre.
Duke qenë vazhdimisht të angazhuar në evenimente të ndryshme, personalitetet e njohura e kanë të kufizuar kohën që kalojnë me fëmijët.
Prandaj, periudha e qëndrimit mbyllur u ka shërbyer atyre për të kaluar më shumë kohë me familjet e tyre.
https://www.instagram.com/p/B-4fpHCpzgk/?utm_source=ig_web_copy_link
Në këtë aspekt nuk bën përjashtim as njëri prej futbollistëve më të mirë në botë, Lionel Messi, i cili është baba i tre djemve.
Superylli i Barcelonës dhe partnerja e tij, Antonella Roccuzzo, kanë pozuar me fëmijët e tyre për Pashkë dhe fotografinë e kanë shpërndarë në rrjetet sociale.
Messsi dhe Antonella kanë tre djem, Thiago (i lindur në vitin 2012), Mateo (i lindur në vitin 2015) dhe Ciro (i lindur në vitin 2018).
https://www.instagram.com/p/B96qu8ypY43/?utm_source=ig_web_copy_link
BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për dip...
Sot zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që, Mojtaba Khamene...
Kancelari gjerman mbështet armëpushimin: Dialogu është i dom...
Starmer: Britania do të bëjë gjithçka që mundet për ta mbësh...
Pas arritjes së armëpushimit të përkohshëm me Iranin, Trump:...