Ilir Shaqiri është fituesi i edicionit të parë të Big Brother Albania Vip. Ai ishte i fundit që la shtëpinë më të famshme në Shqipëri pas aventurës 136 ditore.
Ai u prit plot entuziazëm në studio nga publiku dhe nga ish-banorët e BBV. Iliri rrëfeu emocionet e tij, ku u shpreh se këtu s’ka ardhur për të fituar por për t’i treguar njerëzve se kush është ai në të vërtetë.
“Unë kam ardhur këtu pas shumë kohësh që t’i tregoj popullit tim që sidoqoftë shkonte kjo gjë unë i dua njerëzit e mi dhe njerëzit e mi janë populli im dhe rrugë tjetër vetëm ta duash.
Unë nuk kam ardhur këtu për të fituar. Unë doja t’i tregoja se kush është Iliri si njeri dhe jo vetëm një kërcimtar. Faleminderit Shqipëri!”- u shpreh Iliri./tch/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...