Ka tash e sa kohë që përflitet për hapjen e madhe të Kampionatit Botëror 2022, i cili starton këtë të diel më 20 nëntor.
Mes shumë emrave të përfolur për të kënduar në ceremoninë e madhe hapëse, shumë prej tyre i refuzuan ftesat.
Këngëtarja Shakira thuhet se ka hedhur poshtë ftesën për të performuar në hapje ndërsa e shumëpërfolura Dua Lipa tha se as nuk ka qenë e negociuar që të performojë.
Artistja shqiptare madje shkoi aq larg sa tha që nuk do të shkojë në Katar, pas kritikave që ky shtet nikoqir i kampionatit ka marrë për mos-respektim të të drejtave të njeriut.
Sido që të jetë, të enjten faqja zyrtare e FIFA-s në Facebook njoftoi artistët që tashmë janë konfirmuar që do të interpretojnë në ceremoninë hapëse.
Ata do të jenë këngëtari kolumbian me famë botërore, Maluma, dhe këngëtarja e famshme libaneze Myriam Fares.
“Le të fillojë festa! Fifa Fan Festival hapet më 19 nëntor në një hapje madhështore, Maluma dhe Myriam Fares po e nisin atë me stil në Al Bidda Park”, thuhet në njoftimin e FIFA-s. /arbresh.info/
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...