Brooklyn Beckham, 21 vjeç, është fejuar me të dashurën e tij Nicola Peltz, 25 vjeçe, dhe prindërit David dhe Victoria i kanë dhënë bekimin e tyre për t’u martuar.
Brooklyn Beckham thuhet se është fejuar me të dashurën e tij Nicola Peltz, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Fotografi, 21 vjeç, me sa duket ka qenë duke u thënë miqve të tij se ai i propozoi gjysmës tjetër, 25 vjeçe.
Një i brendshëm i tha “Mirror” se prindërit e tij David, 45 vjeç dhe Victoria, 46 vjeçe, ia kanë dhënë bekimin e tyre për martesën.
Një burim i tha “Mirror”: ‘Brooklyn u ka thënë miqve të tij në LA se ai dhe Nicola janë fejuar.
Kjo thuhet se është emocionuese për familjen edhe pas marrëdhënieve të ngurta që kishin në familje.
Dyshja ishin në lidhje për rreth nëntë muaj dhe Brooklyn më herët kishte lidhje me aktoren Chloe Moretz dhe modelen Hana Cross, të dyja në moshën 23 vjeç.
Ata shpesh ia shprehin dashurinë njëri-tjetrit në rrjete sociale, duke ndarë edhe fotografi romantike.

Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen