Fation Kuqari, ish-konkurenti i Përputhen, është kthyer në një ndër njerëzit më të komentuar në rrjet dhe në mediat online.
Së fundmi, ai vjen në një rrëfim si kurrë më parë për jetën personale, në emisionin “Glamour Zone”.
Fationi, foli për here të parë për jetën private dhe marrëdhëniet që kishte përpara se të bëhej i njohur.
Pa filtra, ai tregoi ndarjen e fundit të tij ku shprehet hapur se e ka tradhtuar dhe e ka lënë ai të dashurën pasi kjo e fundit sipas tij ishte bërë e fiksuar.
Pjesë nga intervista:
Ester Bylyku: A të ka kapur ndonjëherë ndonjë vajzë duke e tradhtuar?
Fation Kuqari: Asnjëherë.
Ester Bylyku: Po, a ke tradhtuar?
Fation Kuqari: Unë jam tip shumë i qëndrueshëm, por të them të drejtën, kam tradhtuar. Njëherë e kam bërë dhe ia kam thënë. Ndarja ime erdhi pikërisht se ia thash.
Por, i’a thash qëllimisht, sepse isha lodhur shumë, gjatë gjithë kohës ishte, tërhiq e mos e këput. Kimia kishte mbaruar dhe ajo po ma bënte të vështirë këtë pjesë.
I thash: “Moj, po të tradhtoj. Nuk të dua më. Më lër rehat.” Ajo ishte bërë shumë e fiksuar me mua. Edhe pasi ia thash, më tha sërish: “S’ka gjë. Vazhdojmë.”
“Ka qëndruar afër një djali që më ka pëlqyer”, Elijona e aca...
Cili është komuniteti më i diskriminuar në kontinent? BE me ...
Pacolli për Rugovën: Madhështia e tij qëndronte në thjeshtës...
Valon Berisha do t’i bashkohet gjigantit boshnjak
Forcat izraelite vrasin 11 palestinezë në Gaza, përfshirë dy...
Rama: E paimagjinueshme që SPAK ende nuk ka ngritur akuza pë...