Romeo Beckham mori dhuratën e përkryer për ditëlindje!
Djali i dytë i Victoria dhe David Beckham do të mbush 16 vjeç të shtunën, por familja i festoi të mërkurën me një mysafir mjaft të veçantë – Elton John!
Prindërit krenarë nxorën djalin e tyre në darkë me vëllezërit Brooklyn 19, Cruz 13 dhe Harper 7 vjeç – bashkë me Elton dhe bashkëshortin e tij, David Furnish, të cilët janë edhe kumbarët e Romeos.
Victoria, 44, dokumentoi këtë moment shumë special në llogarinë e saj në Instagram, duke postuar video ku të gjithë shihen dhe dëgjohen duke i kënduar Romeos, “Happy Birthday”.
Derisa kamerieri sillte tortën prej çokollate të shoqëruar me fishekzjarre, e gjithë familja dukej e emocionuar dhe e lumtur./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/BnFAPgdlGBT/?taken-by=victoriabeckham
Përleshje mes dy të miturve në Pejë – Njëri theret me thikë,...
Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...
Kylian Mbappé rrezikon të mungojë ndaj Benfica për shkak të ...
Mbi 3,200 persona lirohen pas amnistisë në Venezuelë