Aktorja Rudina Dembacaj është dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Apelit, dënim që i është konvertuar në 80 orë shërbim prove.
Për shkak të rrezikshmërisë të ulët dhe dënimint nën një vit, Gjykata vendosi që ajo mos të kryejë dënimin në burg, por jashtë, sipas Zëri.ai.
Ka qenë ish-bashkëshorti i saj që ka kallëzuar penalisht Dembacajn, pasi ajo ka nxjerrë vajzën e tyre jashtë shtetit duke falsifikuar firmën e tij në prokurë.
Prokura, e cila duhet të ishte firmosur edhe nga i ati i vajzës, është falsifikuar, ndaj e bija ka dalë jashtë kufirit të vendit, pa dijeninë e të atit.
Ka qenë noteri Ermal Hamzaj ai që është përfshirë në këtë skemë, por ai nuk është dënuar nga gjykata.
Inspektorati i Mjedisit gjobit Komunën e Prishtinës me 5 mij...
Aksident i rëndë në Vaqarr të Shqipërisë, 6 fëmijë të lëndua...
Nuk kanë fund problemet tek Milani, ylli i skuadrës mund të ...
Matoshi: Momenti kur e mora thirrjen nga Kosova, ishte ndjen...
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës, po...
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...