Aktorët turq gjithmonë kanë zgjuar vëmendje tek shqiptarët, kjo falë shikueshmërisë së madhe së serialeve turke në vend.
Kenan Imirzalioglu është njëri ndër ta, i cili u bë i famshëm nga seriali “Ezel”, në të cilin luante rolin kryesor.
Ai është shumë i suksesshëm në Turqi, por njëkohësisht edhe një ndër emrat më të përfolur në media.
Një ndër skandalet më të bujshme të tij në media, ishte momenti kur ai u kap në një fotografi teksa puthej me një vajzë, ndonëse ishte i martuar me aktoren Sinem Kobal.
Kjo fotografi ka qarkulluar në mediat turke për ditë me radhë, por asnjëherë nuk u dha një sqarim i hollësishëm rreth saj.
Profesioni prej aktori ia lejon që gjatë punës edhe të shkëmbejë puthje, detyruar nga roli, por një gjest i tillë jashtë ekranit, cilësohet tradhti.

Pas përjashtimit nga BBVA, Greta kërkon falje për Juelën: Ed...
Numri i të vdekurve në Liban rritet në 850, thotë Ministria ...
Vdekja e filozofit gjerman, Kurti: Ai e quante moralisht të ...
Galatasaray synon transferimin e Bernardo Silvës, gati super...
Prishtina me lokacion zyrtar për mbeturinat ndërtimore dhe v...
Presidenti kroat për armatosjen e Serbisë: Ata po furnizohen...