Në festivalin e sivjetëm të këngës evropiane morën pjesë tre shqiptar Eugent Bushpepa, Ermal Meta, Eleni Foureira.
Të shtunën u mbajt finalja e “Eurovision 2018”, në Lisbonë të Portugalisë ku Shqipëria u rendit në vendin e 11-të, shkruan lajmi.net.
Edhe pse kishte zënë një vend të tillë, këngëtari i njohur Eugent Bushpepa na bëri krenarë të gjithëve me zërin e mrekullueshëm të tij.
Në listën e shteteve që zhgënjyen në vlerësimin e pikëve nuk kishte si të mos mungonte Gjermania, Zvicra, Maqedonia poashtu edhe shteti fqinj Italia, ku dha 0 pikë për Eugentin.
E për këtë, kishte reaguar edhe këngëtari shqiptar Ermal Meta i cili përfaqësonte italianët në Eurovision.
“Sinqerisht nuk i kuptoj 12 pikët e jurisë italiane. Unë do t’ia kisha dhënë Shqipërisë. Eugenti ka një zë mbresëlënës”, ka shkruar ai në Twitter.
Ndryshe, pas suksesit të arritur në skenën ndërkombëtare, Meta dhe Bushpepa do të performojnë para publikut shqiptar në Tiranë, me datën 1 qershor.
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...
Joe Biden padit Departamentin amerikan të Drejtësisë