I ftuar në Klan Kosova ishte këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu, i cili tashmë është prind i tre fëmijëve. Gjatë intervistës në studio, këngëtari tregoi se është një baba shumë fanatik për vajzat e tij.

Ermali rrëfeu se vajza e tij e madhe, Buna, ka shumë vesh në muzikë, mirëpo ai nuk dëshiron që në të ardhmen ta shohë atë në skenë.

“Vajza e madhe ka vesh absolut. Ka luajtur në piano akoma pa u regjistruar, i ka gjetur tingujt veç me vesh. Por i dhemb zemra babës ta shohë vajzën në skenë sepse unë e di vetë. Jam rritur dhe nga babai im, edhe vetë dhe e di se çfarë ndodh në skenë, e di çfarë ndodh pas skene. Por i kisha uruar shëndet dhe ishalla ju prinë e mbara dhe talentin që e kanë, është kënaqësi për mua ta trashëgojnë. Unë jam pak fanatik, nuk kisha qef, nuk do mundesha ta shihja si këngëtare.”- është shprehur ai.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë