Era Istrefi është ndër këngëtaret më të pëlqyera në estradën shqiptare.
Ani pse kohëve të fundit ajo nuk është shumë aktive me prurjet të reja muzikore, sërish vëmendja e audiencës qëndron tek ajo, shkruan portali arbresh.info
Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka zgjedhur që të mahnit fansat, që e përkrahin vazhdimisht.
Së fundmi, Era ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të reja, ku dukej mjaft atraktive në pamje.

Era dukej mjaft tërheqëse në një palë tuta sportiv të kuqe, një bluzë të shkurtër të zezë, ndërsa i kishte kapur flokët e saj bionde.
Duke krijuar një iluzion optik se i ka prerë flokët e saj në të shkurtra, këngëtarja dëshmoi të kundërtën në fotografitë pasuese të realizuara në veturën e saj, ku ajo tregonte se thjeshtë i kishte kapur flokët e saj dhe ishte fotografuar në atë mënyrë që të dukeshin sikur ishin prerë.
Një numër i madh i komentuesve ndërkohë, patën rastin që t’i japin komplimente këngëtares në postim. / arbresh.info/
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...