Mëngjesin e së dielës, ne të Blitz.al zbuluam se koreografi personal I Beyonce-s,Chris Grant, ndodhej në Prishtinë bashkë me Faton Shoshin, menaxherin e Era Istrefit dhe Ledrit.
Aty na lindën dyshimet se mos vallë diçka mes Ledrit dhe Beyonce-s po lindte, duke qenë se edhe producenti i mbretëreshës së muzikës pop ka komentuar në foton e Shoshit.
Ama, gjërat qenkan shumë ndryshe!
Burime të sigurta pranë skuadrës së “Nesër” mohuan faktin që Grant po punon me Ledrin, por kanë treguar ekskluzivisht për Blitz.al se koreografi i Beyonce-s ndodhet në Prishtinë për të punuar me këngëtaren shqiptare, Erën.
“Chris nuk po punon me Ledrin, sepse Ledri po përgatitet për diçka tjetër, akoma më të madhe”, – mëson Blitz.al.
“Koreografi ka ardhur në Prishtinë për të punuar me Erën për festivalin në të cilin do të performojë në Rusi”.

148 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...