Ylli i muzikës botërore, Emeli Sande do të performojë për “Natën e Bardhë” në Tiranë, Artisten e njohur pritet ta ndjekin një numër i madh adhurues të kryeqytetit në sheshin “Skënderbej”, pasi fama e këngëve të saj është mbarëkombëtare.
Por Bashkia e Tiranës duket se ka rezervuar një tjetër surprizë për kryeqytetasit, pasi në muajin maj pritet të vijë në Tiranë artisti më “in” i viteve 2000, Enrique Iglesias.
Lajmin e ekskluziv e bëri me dije drejtorja e promovimit në Bashkinë e Tiranës, Juli Dhame e cila tha se Iglesias por dhe shumë yje të tjerë botëror duan të performojnë turet në Tiranë, shkruan “Who”.
E ftuar në programin “Pasditja ime” të gazetarit Eraldo Rexho, Dhame tha se evente të tjera kulturore pritet të zhvillohen përgjatë fundvitit në Tiranë.

Bëhet viral reagimi i Neymarit pas mësoi ftesën nga Brazili ...
56-vjeçari gjendet pa shenja jete në Skenderaj, nisin hetime...
Kurti mori pjesë në Forumin e Agrobiznesit Itali-Kosovë
Abdixhiku dhe Osmani vizitojnë një biznes në Gjilan: Shteti ...
Shkëmbimi me armë zjarri në Mamurras/ Policia: 23-vjeçari is...
Sërish shfaqet murtaja e deleve në Shqipëri