Këngëtari i njohur latin Enrique Iglesias ka paditur ish-shtëpinë e tij diskografike ‘Universal’, për arsyen që nuk e kanë paguar plotësisht për të ardhurat prej shërbimit ‘streaming’ për këngët e tij nga të cilat thuhet se këngëtari ka humbur miliona.
Në denoncimin që këngëtari ka bërë thuhet së kompania diskografike kanë paguar vetëm një pjesë të vogël të 50 përqindëshit që i takojnë me kontrat për këngët e publikuara në streaming, transmeton Billboard, shkruan arbresh.info.
Enrique, kishte filluar bashkëpunimin me ‘Universalin’ në vitin 1999 për të vazhdura deri në vitin 2015 kur këngëtari nënshkroj me kompaninë tjetër diskografike ‘Sony’.
Sipas avokatit të Enriques, kompania i ka borgj atij rreth 50 përqind të fitimeve./Arbresh.info/
Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hi...
Liderët e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit R...
Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ...
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4
Presidenti gjerman uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
“Kontributi i çlirimtarëve për liri është i çmuar” – Qeveria...