Mjaftoi një orë e gjysmë koncert në Milano, data e vetme italiane e turneut “Revival”, që Eminem të rimerrte titullin “Zoti i repit”.
Kanë kaluar rreth 20 vjet nga “My Name Is”, që projektoi karrierën e tij, me 250 milionë disqe të shitura, 15 “Grammy”, 1 “Oscar” dhe famën e reperit më influencues të asaj periudhe.
Në koncertin e tij të parë ndonjëherë në Itali, biletat e të cilit u shitën në shumë pak kohë, në prani të rreth 80 mijë personave, Eminem nuk la pa kënduar asnjë prej sukseseve të tij, edhe ato të mëparshme. Bis u kërkua për “Lose Yourself”, një autobiografi e artistit që lufton fort për suksesin. /arbresh.info/
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...