Modelja shqiptare Emina Çunmulaj dhe rrjetet sociale shkojnë paralelisht të pandarë nga njëri-tjetri.Bukuroshja nga Malësia vazhdimisht ndan pjesë të përditshmërisë së saj me ndjekësit e saj.
E shohim në aeroplan privat, në veturë e madje edhe traktor por asnjëherë nuk e kemi parë si sonte.
Në një dimension komplet tjetër, Emina ka zbuluar pasionin që e kultivon për vite të tëra e që e ka mbajtur tërësisht sekret.
Çunmulaj ka pasion skulpturën! E lexuat mirë, skulpturën!
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi ku shfaqet gjatë procesit të gdhendjes e ku mes tjerash shprehet: ‘Po ndaj dicka që e kam mbajtur sekret për një kohë të gjatë me ndjekësit e mi. E dashuruoj skulpturën. Dashuroj çdo gjë mbi gurin, mundësia për të marrë diçka shumë të fortë e për ta shndërruar gradualisht në diçka shumë të butë është magjike’.
Tutje, në postimin e bërë ajo ka shfaqur anën tipike të prindërve shqiptarë që artin e vënë në plan të dytë teksa të bijën e kanë inkurajuar gjithmonë t’i mësyjë lëndët tematike. Sidoqoftë, më mirë vonë se kurrë!
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje