Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke shijuar shtatzëninë e dytë të saj.
Ndërkohë, ajo është nënë e një vajze të quajtur Ella Faria, teksa ende nuk ka zbuluar gjininë e fëmijës së dytë.
Emina është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, Cunmulaj ka publikuar një fotografi shumë të ëmbël familjare, ku shfaqet në prani të bashkëshortit dhe vajzën e saj.
Ajo dukej elegante në një fustan blu, teksa ka vënë në pah barkun e rrumbullakosur.
“Familja ime, bota ime”, (sic.), ka shkruar Cunmulaj në mbishkrimin e fotografisë.
Modelja kohëve të fundit, ka sjell vazhdimisht imazhe mbresëlënëse në rrjetet sociale, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur. /telegrafi/

Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...