Elvana Gjata ka publikuar më 16 mars projektin e saj më të ri në bashkëpunim me Bardhin dhe Dj Gimin. Që prej momentit që doli në treg e deri tani kënga numëron 1.6 milionë klikime. Tepër e kuptueshme kur sheh realizimin, por dhe melodinë e tekstin.
Ngjyra pranverore, zëra të bukur dhe një tekst që të ngulitet në mendje menjëherë sapo e dëgjon. Por ajo që na bëri përshtypje ne, e që publikut mund t’i ketë kaluar pa kuptuar është fraza “dashni me raki”.
Në minutën 1:17 të këngës së titulluar “Ex”, Elvana këndon frazën “dashnia me raki” që është titulli dhe refreni i një këngë të Flori Mumajesit në bashkëpunim me Ghetto Geasy.
Duket që bashkëpunimit prej shumë vitesh me Florin kanë ndikuar në mënyrën si Elvana ka realizuar këngët e saj.
Me siguri, një pjesë mund të mendojnë se bëhet fjalë për një frazë që përdoret gjerësisht në Kosovë, por në momentin e parë që e dëgjuam ne na shkoi në mendje menjëherë hiti i vitit 2018./Kosovarja/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...