Këngëtarja Egli Tako dhe reperi Gjesti po vazhdojnë të përfshihen në debate të njëpasnjëshme brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4.
Që nga rikthimi i saj pas një mungese prej nëntë ditësh, dyshja janë përballur shpesh me diskutime dhe tensione rreth marrëdhënies së tyre.
Së fundmi, Egli dhe Gjesti kanë debatuar për perceptimet dhe komentet që këngëtarja ka dëgjuar jashtë shtëpisë, gjatë qëndrimit të saj të përkohshëm larg reality show-t. Gjatë bisedës, ajo i tha reperit: “Ti nuk e ke idenë se sa njerëz jashtë nga kjo marrëdhënie kanë interpretuar që ne të dy, jashtë, do të martoheni”.
that’s it??#bbvipal4 #bbvipal pic.twitter.com/9Y423DKOuX
— dameryaa (@dameryaa222) March 20, 2025
Megjithatë, qëndrimet e dy protagonistëve duket se nuk përputhen, pasi Gjesti ka reaguar me skepticizëm ndaj komenteve të Eglit, duke bërë që biseda të tensionohet edhe më tej.
Që nga rikthimi i saj në shtëpi, ish-çifti ka pasur disa debate të vazhdueshme, duke treguar se marrëdhënia e tyre vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara brenda dhe jashtë shtëpisë së BBVA 4.
Fansat kanë aluduar se tensionet mes tyre mund të reflektojnë një marrëdhënie të parealizueshme jashtë shtëpisë, ndërsa të tjerë mendojnë se ata thjesht po përballen me pasojat e situatave të krijuara gjatë lojës. /Telegrafi/
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...