Efi dhe Kiara sot kanë pasur një përballje, kanë folur për marrëdhënien e tyre të krisur pas ri futjes në “Big Brother Albania 2”.
Sot është zgjedhur lider i shtëpisë Qetsori, shkruan arbresh.info.
Me të marrë pozitën ai si lider i shtëpisë, Qetsori ka propozuar që banorë që janë në televotim të bëjnë një bashkëbisedim me pjesën tjetër të shtëpisë.
Pasi ranë dakord, banorët u ulën në living nga ku nisën të diskutojnë për raportin e Efit me Kiarën dhe Luizin.
Efi tha se me ri futjen e saj është zhgënjyer nga sjellja e Kiarës dhe Luizit kundrejt saj.
Në debat ka ndërhyrë Nita e cila e pyeti Kiarën se përse mbështeti Luizin kur ai tentoi ti kthente gjithë banorët kundër Efit.
Kiara u kundërpërgjigje duke thënë se në momentin që Efi kërkoi që ajo mos t’i afrohet e nuk do ta shohë më as me sy, ajo nuk ka më punë me të.
Por Efi u shpreh se Kiara ka nisur lojën e saj me të që jashtë shtëpisë, pasi pa hyrë ende ato kishin folur dhe kishin qëndruar bashkë, e Kiara nuk i kishte thënë asgjë për hatër mbetjen e saj.
Dea Mishel ndërhyri në debat duke thënë se loja e Luizit ishte të nxirrte Efin shëmtuar në prime-n që shkoi dhe këtë gjë bëri, pasi duke njohur tipin e saj ‘shpërthyes’, e priste të kishte atë reagim.
Në fund Efi tha se e dinë të vërtetën para se të hynte në shtëpi, dhe sipas saj, Kiara është duke u shtirur dhe është shumë fallco./Arbresh.info/
Kombëtarja e Kosovës në çiklizëm arrin rezultate të shkëlqye...
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Hoxha: Përdorimi i g...
Scott Bamforth i jashtëzakonshëm, shpallet MVP i javës
Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
AARC mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Mohimi i gju...
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...