Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për kthimin në Tokë

15:55 | 6 Prill 2026
E.G

Artemis II po përdor të njëjtën manovër të ekzekutuar nga misioni i famshëm Apollo 13, pas mesazhit historik “Houston, we have a problem”.

Një shpërthim i bombolës së oksigjenit në misionin e 13-të Apollo zhduku çdo shpresë për një ulje në Hënë në prill të vitit 1970, me mbijetesën e ekuipazhit të përjetësuar në filmin e vitit 1995, me protagonist Tom Hanks.

Shumë njerëz e dinë, si rezultat i filmit, se Apollo 13 përdori manovrën e quajtur “slingshot” për t’u kthyer në Tokë – pavarësisht dëmit të shkaktuar nga shpërthimi.

Manovra “slingshot”

E njohur si trajektore hënore me kthim të lirë, kjo rrugë pa ndalesa për në Tokë shfrytëzon gravitetin e Tokës dhe të Hënës, duke zvogëluar nevojën për karburant.

Këtë herë, për Artemis II, është një pjesë e planifikuar e misionit.

Është një manovër qiellore që do t’i vendosë astronautët në rrugën e duhur për në shtëpi, sapo të dalin nga pas Hënës sonte.

Ndryshe, misioni Apollo 13 raportoi shpërthimin e tij ndërsa anija kozmike ishte 321,868 larg Tokës.

Komandanti Jim Lovell dhe dy astronautët e tjerë në bord – Fred Haise dhe Jack Swigert – mezi mbijetuan. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale