Gjatë darkës që Vëllai i Madh i ka organizuar banorëve të Big Brother VIP Albania 5, Mateo Borri, ka surprizuar banorët duke i propozuar Brikena Selmanit për të qenë e dashura e tij.
Banori i ka kërkuar modeles nga Kosova një kërcim, ku më pas i ka propozuar që të jetë e dashura e tij, ndërsa banorja i tha “PO” dhe pranoi se ka ndjenja për të.
Ky moment u shënua duke i dhënë një byzylyk të dorës, në mungesë të unazës.
Pjesë nga biseda mes tyre, e deri te propozimi:
Mateo: Doja të thoja që ka qenë një rrugëtim i vështirë edhe i gjatë për të dy, ma ke zbukuruar Big Brother edhe jam shumë mirënjohës që të kam rinjohur pas kaq shumë vitesh edhe, unë dua që këtë lidhjen ta vazhdoj edhe jashtë 4 mureve dhe dasmën më të madhe do e bëjmë jashtë edhe dua të thoja që ‘a do bëhesh e dashura ime’.
Brikena: A e ndjen 100 për qind këtë gjë, se unë kam filluar të kem ndjesi për ty.
Mateo: Po unë po çmendem pas teje. /Telegrafi/
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë