Ka ndërruar jetë pasditen e sotme hit-këngëtari i njohur rokut pejan e kosovar Eduard Meraku, i njohur si Edi King.
I ndjeri ka vdekur në moshën 65 vjeçare, ndërsa mendohet të ketë pësuar sulm kardiak, shkruan Njëshi.
Lajmi për vdekjen e tij, fillimisht u konfirma nga miq dhe bashkëpunëtorë muzikor të të ndjerit.
Ndërsa, gjatë mbrëmjes, Spitali i Pejës, nëpërmjet ekipit kujdestar të Emergjencës, ka konfirmuar për ‘RADIO 1’, se këngëtari Meraku, tashmë i ndjerë, është referuar dhe dërguar drejt QKUK-së, ku edhe ka ndërruar jetë, pas problemeve kardiake.
Edi King, nesër (e premte) do të përcjellet për në banesën e tij të fundit në varrezat e qytetit të lindjes në Pejë.
Ceremonia mortore, do të zhvillohet në ora 13:00.
Edi King padyshim që do mbetet gjurmë e pashlyer në historinë muzikore. Ai ishte edhe njëri ndër themeluesit e rock-grupit kosovar Seleksioni 039 të njohur për hitet e tyre në vitet e 80-ta dhe 90-ta. /Radio 1/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira