Eduard Kuçi ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 4.
Ai ka komentuar edhe raportin e Dolces me Lim Hotin, derisa brenda ka pasur një afrimitet me të.
“Në sytë e mi nuk është mirë se del keq në publik. Një herë me atë një herë me këtë, jo që po ma ndjen. Në kuadër të lojës është mendjelehtë. Femër është e bukur, edhe live e ka bukurinë. Në shtëpi është vajza më e bukur se shihet, me personalitet kërka”, u shpreh ai.
Tutje tha: “Gjithë ajo femër me e lëshu veten kështu vetëm atë e kam parë. Edhe në lojë, femra duhet të mbaj pak edhe atë respektin e vet, duhet me mbajt veten. S’bëhen ato gjeste”.
Edi thotë se e ka njohur banoren edhe para se të hynte në shtëpinë e famshme.
“E kam njohur Dolcen edhe para Big Brother. Ajo që ka ndodhur, lotët që i kam nxjer ka qenë lojë. E njoh nga jashtë. Nuk kam pasur ndjenja ndaj saj”, shtoi mes tjerash.
Dolce tani ka nisur një histori dashurie me ish-partnerin e Alba Pollozhanit, Limin. /Telegrafi/
Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...
Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Ir...
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan