Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Eduard Kuçi, i cili dha dorëheqje nga rrugëtimi i tij në spektaklin e njohur, ka ndarë detaje të reja për marrëdhënien me Dianën, banoren me të cilën kishte shprehur pëlqim gjatë qëndrimit në shtëpi.
Në një intervistë për emisionin “Ora Shtatë”, Edi ka treguar se pas daljes është takuar me Dianën dhe e ka vlerësuar atë si një vajzë respektuese dhe të mirë.
“Unë i kam shprehur pëlqim Dianës. I ka rënë kresë Arionit direkt. Jam takuar këto ditë me Dianën, shumë çikë e mirë respektueshme. [Arioni] edhe me Dianën sa ka qenë aty, send s’ka bërë”, tha Edi, duke adresuar edhe rivalitetin me Arionin, një tjetër banor i shtëpisë.
Edi gjithashtu pranoi se ka qenë i mëshirshëm ndaj Arionit për shkak të njohjes së tyre nga jashtë.
“Po të mos ishte kjo, ai do të ishte viktimë e lojës sime,” tha ai, duke shtuar se strategjitë e tij brenda lojës do të kishin ndikuar më shumë po të mos kishte marrë parasysh miqësinë me Arionin.
Deklaratat e tij kanë ngjallur kuriozitet për dinamikat mes banorëve jashtë shtëpisë, duke sjellë një tjetër perspektivë mbi marrëdhëniet e krijuara brenda formatit televiziv.
Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngus...
Nuk është më i paprekshëm, ylli i Real Madridit drejt largim...
Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim
Edhe mjekët e profesorët tani obligohen të deklarojnë pasuri...
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm
Izraeli mund të thërrasë 450 mijë rezervistë për një pushtim...