Angela Martini zbulon shumën e dhuruar për të prekurit nga tërmeti.
Ditën e sotme Angela ka zbuluar se ka dhënë 30 mijë euro, një kontribut shumë i vlefshëm për të gjithë ata që mbetën pa shtëpi pas tërmetit që goditi vendin, shkruan lajmi.net.
Modelja ka publikuar në ‘Instagram’ foto të faturës që tregon shumën e dhuruar dhe ka treguar se këtë gjë nuk e ka bërë për publicitet.
“Tragjeditë qënkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde… dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim. Ndoshta shumë gjëra koha do të na ndihmojë t’i harrojmë, por e sigurt që nuk do të harrojmë këtë forcë dhe solidaritet që kemi treguar ne si komb dhe të gjithë miqtë tanë për ne në këto ditë dhimbje. Prandaj nëse nuk e ke bërë ende, solidarizohu dhe ti – ndihmo dikë të mos jetë vetëm, duke dhuruar në platformën” shkruan Angela.
https://www.instagram.com/p/B5k_OZDH1Nz/?utm_source=ig_embed
Shqipëri: Qeveria miraton reformë të re për njësimin e grada...
Islanda miraton referendum për nisjen e negociatave me BE në...
Osmani: Sonte rikthyem një besim se Kosova mund të udhëhiqet...
“Më shumë ka pasur armatim nëpër oda se në Kazermë”, Kurti n...
Pas SHBA-së edhe Shqipëria refuzon kërkesën e Rusisë për lar...
Ylli i Chelseat kërkon largimin pak ditë pas emërimit të Xab...