Ndonëse 63 vite më parë festivali evropian “Eurovision”, kishte nisur me qëllimin që t’i bashkonte popujt e kontinetit të vjetër përmes muzikës, kjo gjë nuk po përmbushet ende.
EBU (Rrjeti i Transmetuesve Evropian) si organizatore e festivalit, po vazhdon ta mbaj Kosoven jashtë gares, duke u arsyetuar se Kosova nuk është pjesë e ITU-së apo Këshillit të Evropës, ndonëse RTK-në e kishin hapur në vitin 1999 dhe kanë marrëveshje të nënshkruara mes tyre.
Magazina.al, ka pyetur EBU-në, pse Kosova nuk u ftua as këtë vit pasi RTK-së ju kishte premtuar ftesa në rast se fiton një shtet që e ka njohur Kosovën, ndërsa përgjigja ka qenë e njëjta të cilën ky institucion e kthen tash e disa vite.
“Pjesëmarrja në festivalin e këngës “Eurovision” është e kufizuar vetëm për Anëtarët e EBU-së ose për bashkëpuntorët e ngushtë të ftuar. Kosova nuk i plotëson kriteret për të qenë Anëtare ose bashkëpuntore i EBU-së.” ka thënë për Magazina.al, zyrtari i lartë për komunikim me publikun Dave Godman
Sipas Godman, për tu bërë Kosova anëtare në EBU duhet paraprakisht të bëhet anëtare e ITU-së ose Këshillit të Evropës.
Në fakt duket se arsyeja që po e mban jashtë Kosovën është krejtësisht politike, pasi EBU ka frikë që me pranimin e Kosovës mund të largohen shtetet si Serbia, Spanja apo Rusia.
Pavarësisht pengesave RTK po bën çdo vit përpjekje për pranimin e Kosovës, e në kuadër të kësaj po bëhet edhe një fushatë lobuese nga “Eurovision Kosovo” të cilët po dërgojnë flamurin e Kosovës në çdo arenë ku po mbahet Eurovisioni
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...