Fjoralba dha përgjigjen e prerë kur u pyet rreth virgjërisë.
Një prej moderatoreve më të dashura për publikun shqiptar është edhe Fjoralba Ponari.
Ajo së fundi përmes Instagramit është përgjigjur në pyetjet e ndjekësve, të cilët nuk hezitonin ta pyesnin rreth gjërave që ishin kureshtar të dinin.
Një prej ndjekësve i shkruan “Si mendon, virgjeria ne Shqiperi eshte tabu apo injoranc?”, ndërsa nuk mungoi përgjigja e Ponarit, e cila dha idenë e saj rreth kësaj teme.
“Per sa kohe ka meshkuj qe ZGJEDHIN te bredhin lule me lule vet por nusen e duan te virgjer… e femra qe ZGJEDHIN te kene marredhenie, e kur vjen koha e marteses ne fund qepen, sikur ajo pika e gjakut do i vere vulen zgjedhjeve te s kaluares se saj… Flasim per tabu…aty ku me ndergjegje himeni vlen me shume se deshirat dhe emocionet individuale”, ishte përgjigja e moderatores.

Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...
E ofendoi publikisht, Fabjola për Arbanën: Ajo nuk duhet të ...
Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...