“E bukura dhe bisha” ka mbledhur 170 milionë dollarë nga biletat e shitura vetëm gjatë fundjavës së parë të shfaqjes në kinematë amerikane.
“Bella” i tregoi “Batman”-it se kush është shefi, ishte komenti i “New York Times”.
Makineria promocionale e “Disney”-t është vënë në lëvizje me përshtatjen e disa filmave të famshëm të tij vizatimorë në ekranin e madh, si “Libri i xhunglës” dhe “Hirushja”.
“E bukura dhe bisha”, ku në rolin e Bellës është vendosur Emma Watson dhe në atë të princit të shndërruar në kafshë është aktori britanik Dan Stevens, shënon një tjetër sukses të klasikeve.
Filmi, që ndërthur skenat e aksionit “live” me personazhe dixhitale, mblodhi sipas prestigjiozes amerikane edhe 180 milionë dollarë nga shfaqja jashtë kufijve, transmeton tch dhe kjo e vendos në rrugën e sigurimit të një miliard dollarëve nga shitja e biletave në mbarë globin, për aq kohë sa do të jetë në kinema.
Kostoja e realizimit të tij dhe shpenzimeve të marketingut në total mbërrin diku te 300 milionë dollarët. “Bota është kthyer në një vend tepër cinik dhe ky film i krijon publikut mundësinë të kthehet në kohën e pafajësisë”, thotë Greg Foster, drejtor ekzekutiv i “IMAX”.
Niveli i interesit reflekton gjithashtu – sipas tij, – nostalgjinë për versionin vizatimor të përrallës, krijuar nga “Disney” në vitin 1991.

Ajova vlerëson partneritetin me FSK-në: Mbi 15 vjet bashkëpu...
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...
Kili përballet me zjarre të mëdha – të paktën 19 të vd...