Disa dokumente të bëra publike kanë zbuluar se Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner kanë bërë pushime me miliarderin rus në Kroaci.
Sipas materialeve të publikuara nga Robert Mueller, e bija e Trump dhe i shoqi ishin në jahtin e miliarderit gjatë fushatës së vitit 2016.
Thuhet se ish-shefi i komunikimi në Shtëpinë e Bardhë, Steve Bannon e dinte që Kushner ishte me pushime në brigjet e Kroacisë me një miliarder rus, kur mori përsipër fushatën.

Raportohet se në këtë udhëtim ishte dhe gruaja e ish-Rupert Murdoch, Wendi Deng. Dokumentet, të cilat përfshijnë 274 faqe shënime nga skuadra e Muller, tregojnë shënime, email dhe materiale të tjera që kanë lidhje me hetimin./Ekonomiaonline
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...