Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, vazhdon të jetë shumë e angazhuar dhe aktive me projekte muzikore.
Derisa po shijon sukseset e albumit të ri, ajo po përgatitet për një projekt tjetër muzikor që pritet ta publikojë gjatë verës, transmeton portali arbresh.info
Lipa ka qenë në izolim me të dashurin e saj, Anwar Hadid, gjatë pandemisë së coronavirusit.
24-vjeçarja, tha për edicionin e ri të revistës “Elle” të muajit gusht se ka qenë një ‘periudhë shumë e mirë’ karantinimi me partnerin në Londër.
Ajo shtoi se ‘pushimi i vogël’ që erdhi për shkak të qëndrimit brenda do t’i inspirojë njerëzit që të jenë më të vëmendshëm për mjedisin.

Dua dhe Anwar u izoluan në një apartment në Londër, pasi u kthyen nga turneu i tyre australian dhe artistja i tha “Elle” se ishte shumë e lumtur që kaloi kaq shumë kohë me të.
“Ne kemi shfrytëzuar maksimumin e situatës. Unë me siguri kam qenë duke planifikuar të shkoj në turne, dhe duke menduar se kur do të jemi në gjendje ta shohim njëri-tjetrin. Të kesh gjithë kohën shtesë ishte vërtet e bukur. Ne po mundohemi të shohim anën e ndritshme”, ka thënë Lipa.
Ylli shqiptar tregoi se po përpiqet të jetë sa më pozitive pavarësisht klimës së zymtë, pasi Mbretëria e Bashkuar nuk ka dalur akoma nga kriza e COVID-19.
Ndërkaq, së fundmi është raportuar se I dashuri Duas, Anëar Hadid ka marrë pjesë në xhirimet e nxehta të klipit të ri. / arbresh.info/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...