Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa pak orë para koncertit në Tiranë, ka mbajtur një konferencë për mediat, ku iu është përgjigjur disa pyetjeve të gazetarëve.
Krahas performancës në Tiranë, turneut e projekteve të reja, 27-vjeçarja në një moment u vu paksa në siklet.
Ajo kishte pranuar edhe një pyetje për jetën personale, duke qenë se mori tani nënshtetësinë shqiptare.
“Tani që keni marrë pasaportën shqiptare, a do të merrni edhe një partner shqiptar për të qenë e kompletuar?”, ka qenë një nga pyetjet që iu parashtrua autores së “New Rules”.
E njëjta e kaloi këtë pyetje me të qeshur duke u shprehur se nuk kishte një përgjigje.
“Oh motër, nga ja ke nis që tash. Jo jo spo di. Nuk kam përgjigje. Po hyn thellë tani”, tha ajo.
Dua ka qenë e komentuar për disa romanca dashurie. Ajo për më shumë se një vit ishte me modelin Anwar Hadid./arbresh.info/
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...