Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, tashmë po pushton tregun ndërkombëtarë përmes muzikës së saj.
Ajo që kohë më parë ka dëshmuar se di të marrë vëmendje, përfshirë këtu edhe me postimet e ndryshme në rrjete sociale, shkruan portali arbresh.info
Dua së fundi njoftoi publikimin e këngës së re të titulluar, “We’re Good”.
Sipas raportimeve, projekti i ri i Lipës do të publikohet javën e ardhshme.
Në një postim të publikuar në Twitter, artistja shqiptare shpërndau foton e kopertinës dhe shkroi, “We’re Good – 11 shkurt”.

Kujtojmë se, Dua publikoi albumin e saj të dytë “Future Nostalgia” në mars të vitit të kaluar, në mes të fillimit të pandemisë së coronavirusit.
Suksesi i këtij albumi është pasqyruar me gjashtë nominime në “Grammy Awards”, përfshirë edhe ççmimin për Albumin më të mirë të vitit”. / arbresh.info/
Nis protesta kombëtare e thirrur nga PD-ja, kërkohet rrëzimi...
Abdixhiku në Dragash: Kosova duhet të investojë te familja, ...
Vdekja e Shemit, policia jep detajet e fundit
I dërguari i Trump në Grenlandë: Do të punoj që ishulli të b...
Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të ...
Deklarim i rremë për ryshfet, arrestohet një person në Prish...