Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, gjatë vitit të kaluar ka qenë një nga emrat më të suksesshëm në tregun ndërkombëtar.
Përkundër situatës së krijuar me COVID-19, ajo nuk është ndalur së punuari dhe pikërisht në mes të pandemisë solli albumin e re “Future Nostalgia”, shkruan portali arbresh.info
Artistja shënoi një tjetër sukses me projektin “Levitating”.
Përmes një postimi në Instagram, Dua ka bërë të ditur se kënga e saj “Levitating” në bashkëpunim me DaBaby ka kaluar 200 milionë dëgjime.
Kjo njëherësh është kënga e 15-të nga kjo këngëtare, që e arrin këtë sukses.

“Levitating” nga Dua Lipa dhe DaBaby ka kaluar zyrtarisht 200 milionë transmetime në Spotify! Është kënga e 15-të e Dua Lipës që e arrin këtë gjë”, thuhet në postim. /arbresh.info/
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...
Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet
Dy protesta të planifikuara të shtunën në Vlorë dhe Tiranë k...
Stërvitje intensive e karabinierëve të KFOR-it në Kosovë
Bayern Munich shpreh interesim serioz për transferimin e yll...