Dje u mbajt në Londër ceremonia e ndarjes së çmimeve “The Fashion Awards”.
Dua Lipa u shfaq me një fustan elegant ku mori gjithë vëmendjen në tepihun e kuq, shkruan Daily Mail transmeton arbresh.info
Një brez prej pëlhure i zi ishte vendosur rreth qafës së saj dhe ajo e mbajti pjesën tjetër të aksesorëve të saj në minimum.
Veshja ishte e kompletuar me mëngë të gjata që pasqyronin siluetën e fustanit teksa arrinin te duart.
Dua tregoi çehren e saj të pabesueshme, duke zgjedhur një rimel shumë delikate me shkëlqim dhe një bojë për vetulla.

Vetullat e saj karakteristike ishin të rregulluara në përsosmëri ndërsa ajo përfundoi grimin e saj me një prekje të buzëkuqit nude mat.
Ngjarja e së hënës padyshim do t’i kushtojë homazhe Virgil Abloh, i cili bëri histori si drejtori i parë artistik me ngjyrë i “Louis Vuitton” dhe vdiq në moshën 41-vjeçare të dielën pas një beteje të fshehtë shumëvjeçare me kancerin. /arbresh.info/
SHBA dhe Irani bisedime indirekte për zgjatjen e armëpushimi...
Kurti pret sot në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Pré...
Konjufca pret sot homologun belg Prévot, pas takimit konfere...
Rama sot vizitë zyrtare në Itali, takohet me Melonin
Trump: Udhëheqësit e Libanit dhe Izraelit takohen sot për bi...
E enjtja me vranësira dhe reshje lokale shiu në orët e pasdi...