Dua Lipa është ndër këngëtaret shqiptare që po thyen rekorde të njëpasnjëshme në industrinë ndërkombëtare.
Ajo vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale, duke publikuar kështu imazhe nga më të ndryshmet nga përditshmëria e saj.
Sidoqoftë, në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja shqiptare ka lënë ‘gojëhapur’ fansat me paraqitjen e fundit.
E kthyer në zeshkane, Dua është parë me plot stil, ndërsa mbante të veshur një bluzë dhe pantallona të shkurtra të të njëjtit dizajn.
Po ashtu në të njëjtin imazh është parë edhe qeni i saj, të cilin ajo dhe Anwar e kanë adaptuar.
“Mos më flisni mua dhe djalit tim më”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografive.
Vlen të përmendet se ajo kohët e fundit i ka bërë dhuratë Teatrit Dodona, përmes fondacionit “Sunny Hill”. /Telegrafi/
https://www.instagram.com/p/CDrAORzMjEl/?utm_source=ig_embed
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës